Lajme

Prezantohen për herë të parë gjetjet dhe rezultatet e Programit të Kontrollit Mjekësor Bazë 40-65 vjeç, në Konferencën: “Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus,”  ku merrnin pjesë ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj, zv.ministrat e Shëndetësisë, znj. Milva Ekonomi dhe z. Klodian Rjepaj, drejtues të shërbimeve universitare, mjekë familjeje etj. “Pjesa më e madhe e personave që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë jane gra dhe grupmosha me frekuente është ajo 55-65 vjeç”, u shpreh ministri Beqaj. Nga të dhenat e para rezulton se, rreth 18% e personave që kanë kryer analizat e kontrollit mjekësor …

Ministri Beqaj viziton kabinetin ‘Check-Up’ e QSH në pikën turistike të Gjinarit të Elbasanit Gjinar, Elbasan – 07/06/2015 –Kontrolli shëndetësor bazë pa pagesë, do të përfshijë personat e siguruar, por edhe ata të pasiguruar, ku një set i plotë analizash dhe diagnostikimesh, do të ofrohen falas për grupmoshën 40-65 vjeç. Kështu është shprehur ministri i Shëndetësisë, z Ilir Beqaj, gjatë një vizite në qendrën shëndetësore në pikën turistike të Gjinarit në rrethin e Elbasanit, ku u njoh me kushtet që ofrojnë kabinetet ku do të kryhet ky proces. Ndërkohë, ministri Beqaj i shoqëruar edhe nga autoritete të qeverisjes vendore, prefekti …

Drejtori i FSDKSH, dr. Astrit Beci inspektoi zbatimin e programit të Kontrollit Mjekësor Bazë pa pagesë për personat e grupmoshës 40–65 vjeç në qytetin e Lezhës, ku pa nga afër ecurinë e Kontrollit Mjekësor Bazë. Drejtori i FSDKSH u shpreh: “Ky është një nga angazhimet themelore të programit të Qeverisë, me synim përmirësimin e kujdesit shëndetësor për të gjithë personat rezidentë në Shqipëri, si një hap i rëndësishëm për të shkuar drejt mbulimit shëndetësor universal”. Ndërsa z. Viktor Tusha, kryetari i Bashkise Lezhe falenderoi Ministrinë e Shëndetësisë dhe FSDKSH për punën e bërë në ofrimin e shërbimeve falas për të …

Ministri Beqaj përuron Njësitë e Lëvizshme të Check-Up në komunën Shkrel të Shkodrës Dedaj, Shkrel, 24/05/2015 – Kontrolli Mjekësor Bazë falas për grupmoshat 40-65 vjeç mbërrin në çdo cep të vendit. Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, i shoqëruar nga deputeti i PS-së për zonën e Malësisë së Madhe, prezantoi për herë të parë njësitë e lëvizshme të këtij programi të kontrollit mjekësor gjatë një vizite në Dedaj, të komunën Shkrel të Shkodrës. Këto njësi të lëvizshme, sipas një kalendari të caktuar, do të mbulojnë të gjitha fshatrat që i kanë larg vendbanimet nga qendrat shëndetësore, dhe më pas të …

Përmet, 17/05/2015 – Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, vizitoi sot (e diel, 17/05/2015) kabinetin e porsainstaluar të programit të kontrollit bazë falas 40-65 vjeç në qendrën shëndetësore të qytetit të Përmetit. Në takimin e organizuar me mjekë, infermierë e punonjës të kësaj qendreje shëndetësore, Ministri Beqaj, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Përmetit, z. Gilbert Jaçe, u shpreh se “tashmë me shtrirjen e zbatimt të programit shëndetësor bazë pa pagesë për grupmoshat 40-65 vjeç, kemi hedhur një hap konkret të rëndësishëm për të siguruar Mbulim, Akses dhe Cilësi Universale për kujdes shëndetësor në të gjithë territorin.” Nëpërmjet këtij …

Tërbuf, Lushnje 15/05/2015 – Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i shoqëruar nga Deputetët Erion Braçe, Petrit Vasili, Zv.Ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe Kryetari i Komunës Divjakë Fredi Kokoneshi morrën pjesë sot në një takim të organizuar me rastin e vënies në funksionimin të kabinetit të kontrollit bazë mjekësor 40-65 vjeç në QSH të Komunës Tërbuf, Lushnje. Në vijim, prononcimet për gazetarët e pranishëm në takim. Fjala e Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj Kontrolli Mjekësor Bazë pa pagesë për të gjithë shqiptarët 40-65 vjeç është një realitet. Sot ne bëmë një vizitë inspektuese edhe në Qendrën Shëndetësore të Tërbufit …

Gjirokastër, 08/05/2015 – Qytetarët e Gjirokastrës do të përfitojnë shërbimin falas të kontrollit bazë shëndetësor për grupmoshat 40-65 vjeç që ofrohet tashmë në 19 kabinete të qendrave shëndetësore të sistemit të kujdesit shëndetësor parësor të këtij rrethi. Lajmi u bë i ditur gjatë një takimi që Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, i shoqëruar nga Zëvendësministri, z. Klodian Rjepaj, zhvilluan sot (08/05/2015) në një nga qendrat shëndetësore të qytetit të Gjirokastrës me drejtues, mjekë e punonjës të këtij institucioni. Ministri Beqaj ka ripërsëritur nga qyteti i gurtë thirrjen drejtuar qytetarëve të grupmoshës 40-65 vjeç që të mos ngurrojnë për të …