Inspektimi për programin e Kontrollit Mjekësor Bazë në qytetin e Lezhës

Drejtori i FSDKSH, dr. Astrit Beci inspektoi zbatimin e programit të Kontrollit Mjekësor Bazë pa pagesë për personat e grupmoshës 40–65 vjeç në qytetin e Lezhës, ku pa nga afër ecurinë e Kontrollit Mjekësor Bazë. Drejtori i FSDKSH u shpreh: “Ky është një nga angazhimet themelore të programit të Qeverisë, me synim përmirësimin e kujdesit shëndetësor për të gjithë personat rezidentë në Shqipëri, si një hap i rëndësishëm për të shkuar drejt mbulimit shëndetësor universal”. Ndërsa z. Viktor Tusha, kryetari i Bashkise Lezhe falenderoi Ministrinë e Shëndetësisë dhe FSDKSH për punën e bërë në ofrimin e shërbimeve falas për të gjithë popullatën.