Kabineti i kontrollit mjekësor bazë pa pagesë 40-65 vjeç, mbërrin edhe në Tërbuf

Tërbuf, Lushnje 15/05/2015 – Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i shoqëruar nga Deputetët Erion Braçe, Petrit Vasili, Zv.Ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe Kryetari i Komunës Divjakë Fredi Kokoneshi morrën pjesë sot në një takim të organizuar me rastin e vënies në funksionimin të kabinetit të kontrollit bazë mjekësor 40-65 vjeç në QSH të Komunës Tërbuf, Lushnje.

Në vijim, prononcimet për gazetarët e pranishëm në takim.

Fjala e Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj

Kontrolli Mjekësor Bazë pa pagesë për të gjithë shqiptarët 40-65 vjeç është një realitet. Sot ne bëmë një vizitë inspektuese edhe në Qendrën Shëndetësore të Tërbufit dhe unë jam shumë i kënaqur për interesin shumë të madh që kanë banorët e kësaj zone.

Falenderoj drejtuesin e qendrës për mundësitë që ka krijuar dhe për gadishmërinë që ka i gjithë personeli mjekësor për këtë gjë dhe besoj se, ky është hapi i parë real drejt mbulimit universal në shëndetësi. Edhe reformat ë tjera që kemi ndërmarrë po e rikthejnë vëmendjen te Kujdesi Parësor, duke I dhënë mjekëve dhe infermiereve në Parësor mundësinë që të merren realisht me kujdesin shëndetësor. Kemi marrë disa masa këtë vit që kanë lehtësuar në radhë të parë banorët: Recetën me rimbursim nga një muaj e kemi kaluar një herë në dy muaj, për të lëhetësuar banorët dhe për ti lehtësuar mjekëve punën burokratike dhe për të bërë më shumë punë mjekësore.

Besojmë se me përfundimin e zgjedhjeve të pushtetit vendor, njësitë e reja që do të krijohen në zbatim të reformës territoriale, do të kenë më shumë kompetenca edhe bnë Shëndetësi, sidomos në Parësor të paktën në dy drejtime: në drejtim të vendosjes së prezencës në territory të qendrave shëndetësore dhe të caktimit të lëvizjes së mjekëve dhe infermierëve sipas nevojave dhe flukseve të caktuara të vitit, sipas ngarkesave epidemiologjike apo edhe sipas nevojave të sezonit turistik.

Fjala e Deputetit dhe Kreut të Grupit Parlamentar të LSI, z. Petrit Vasili

Unë ndaj kënaqësinë reciproke me ministrin që jo thjesht dhe vetëm të promovojmë Check-up apo kontrollin parandalues, por kthejmë përfundimisht vëmendjen dhe fokusin e shëndetësisë shqiptare drejt Kujdesit Parësor, i cili është thelbi i sistemit, filtri themelor i shumicës së popullatës dhe në këtë mënyrë mjekësia është më e fortë, më e shëndetshme dhe ka mundësi konkrete që të gjithë qytetarëve t’u ofrojë jo vetëm akses por edhe shërbim dhe sigurisht sëmundshmëria të kontrollohet mirë dhe në kohë.

Edhe interesimi edhe infrastruktura edhe profesionalizmi i mjekëve e bënë tërësisht të mundur dhe e bën një sfidë të fituar këtë sfidë të madhe dhe zhvillimi i saj në të gjithë territorin do të thotë që çdo shqiptar ka të drejtë të kontrollohet dhe të dijë se ç’ndodh me shëndetin e tij, pavarësisht se ku ndodhet ai, në Tiranë apo në pjesët më ekstreme të Shqipërisë.

Fjala e Kryetarit të Bashkisë Divjakë, z. Fredi Kokoneshi

Kjo është një risi për të gjithë vendin, edhe për shkak të zonës ku ne ndodhemi, është një zonë që ka të trashëguara sëmundjet e gjakut dhe kjo e bën më të veçantë përsa i përket Check-up që është një nisëm kombëtare. Të gjithë qytetarët duhet të bëjnë këtë check-up, që të dinë se çfarë ka në trupin e tyre.

Zona jonë ka problemet e mbartura të malarjes, është një zonë që ka problem të theksuara dhe ka patur të rinj që janë larguar nga jeta vetëm për mosbërjen e një analize gjaku.

Kemi patur raste në Kryekuq, ku një djalë i ri është larguar nga jeta vetëm sepse nuk kishte bërë një check-up dhe nuk dinte se ç’kishte në trupin e tij. Kështu që kjo është një nisëm shumë e rëndësishme për të gjithë popullin shqiptar.