Hallkat

HALLKAT E PROCESIT TË KONTROLLIT MJEKËSOR BAZË

Thirrja e individëve për kontrollin bazë do të realizohet nëpërmjet:

Shërbimit postar.

Dërgim me zarf në adresë të çdo shtetasi qëndrim të përhershëm 35-70 vjeç:

* ftesa që sistemi shëndetësor i dërgon personit;
* informacioni standard në lidhje me kontrollin mjekësor bazë;
* kontenieri për materialin e ekzaminimit IFOB.;
* numër telefoni pa pagesë për informacione/paqartësi (qendra e thirrjeve – call center)

Marrja pjesë në kontrollin mjekësor bazë do të ofrohet në një nga tri datat që do t’i propozohen individit, në muajin e tij/saj të lindjes.

Thirrje back-up nëpërmjet telefonit.