Përfituesit

  Çdo shtetas me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, që I përket grupmoshës 35-70 vjeç, ka të drejtën e kontrollit mjekësor bazë, pa diskriminim.

♥  Kontrolli mjekësor bazë 35-70 vjeç është pa pagesë për shtetasit përfitues të programit.

Kontrolli mjekësor bazë 35-70 vjeç ofrohet dhe realizohet nga punonjësit e shëndetësisë në Kujdesin Shëndetësor Parësor, të kontraktuar nga Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor.

 Kontrolli mjekësor bazë realizohet në infrastrukturën e 415 Qendrave Shëndetësore, të shtrira në të gjithë territorin e vendit.

 Çdo shtetas gëzon të drejtën të japë pëlqimin për kujdesin shëndetësor që do t’i ofrohet.

Çdo shtetas gëzon të drejtën e trajtimit me dinjitet.

Çdo shtetas, që i përket grupmoshës 35-70 vjeç, pas kryerjes së kontrollit mjekësor bazë, gëzon drejtën e këshillimit, trajtimit dhe referimit sipas kuadrit rregullator në fuqi.