Filozofia

Shëndeti është një aspiratë e përbashkët njerëzore e përparësisë më të lartë dhe kjo qëndron në thelb të ekzistencës së një shoqërie moderne.

Nisma botërore e OBSH-së, “Shëndeti 2020”, e bën të qartë se përmirësimi thelbësor i shëndetit mund dhe do të arrihet kur në të përfshihemi të gjithë, e “gjithë shoqëria” dhe e “gjithë qeveria”, duke synuar mbrojtjen e popullatës nga kërcënimet mbi shëndetin, që njerëzit të jetojnë cilësisht më gjatë, duke ndihmuar gjithashtu edhe mbrojtjen e shtresave të pambrojtura të shoqërisë.

Kjo përqasje na ofron mundësinë të fokusohemi te shëndeti dhe ruajtja e tij, dhe jo vetëm te sëmundja dhe kurimi i saj.