Mesazhe

Shëndeti është një e drejtë, jo një privilegj!

Kontrolli Shëndetësor Bazë është një program kombëtar, pa pagesë për përfituesit e tij, që synon depistimin e popullatës për faktorët e rrezikut dhe sëmundshmërinë më prevalente me qëllim kujdesin për shëndetin, parandalimin e sëmundjeve dhe komplikacioneve, zbulimin e hershëm të çrregullimeve, mjekimin në fazat e hershme dhe përmirësimin e kulturës shëndetësore, prej të cilit do të përfitojnë të gjithë shtetasit e grupmoshës 35-70 vjeç me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë.
Ftojmë të gjithë shqiptarët e kësaj grupmoshe, që një herë në vit, pa pagesë, të paraqiten në qendrën e tyre shëndetësore pranë vendbanimit dhe të kryejnë kontrollin bazë.

Të shëndetshëm, jemi të gjithë të barabartë!