Pyetjet me Frekuente Rreth “SIJE”

  • Ku mund te kryej Kontrollin Mjekesor Baze, Check-up?

    Sherbimi i Kontrollit Mjeksor Baze per moshen 35 – 70 vjeç, ofrohet ne te gjithe Republiken e Shqiperise, perfshire dhe vendet e thella ku nuk eshte i mundur mbulimi nga nje Qender Shendetesore. Ky sherbim ofrohet nepermjet mjeteve levizese, ambulanca, ne 35 Qendra Shendetesore me probleme te infrastruktures rrugore si dhe ne zona te cilat bllokohen nga bora. Ne total, Kontrolli Mjekesor Baze ofrohet ne 415 Qendra Shendetesore.

    Pacienti mund te drejtohet ne Qendren Shendetesore perkatese dhe te kryej proceduren.


  • Kur mund te kryej Kontrollin Mjekesor Baze, Check-up?

    Ky sherbim ofrohet cdo dite, nga e Hena ne te Shtune, nga ora 08:00 deri ne oren 12:00.


  • Sa here kam mundesi te kryej Kontrollin Mjekesor Baze, Check-up?

    Cdo person mund te paraqitet nje here ne vit per t’iu nenshtruar Kontrollit Mjekesor Baze.


  • Ku dhe kur mund te marr pergjigjjen?

    Pergjigjjet e analizave do te kthehen ne Qendrat Shendetesore, brenda nje afati kohor prej 14 ditesh. Ju do te njoftoheni nga infermieria e Qendres Shendetesore  kur pergjigjet te mberrijne.


  • A duhet ti blej kontenitoret per marrjen e analizave?

    Per paisjen me kontenitoret e nevojshem mund te drejtoheni prane Qendrave Shendetesore.


  • Cfare me duhet per te kryer proceduren?

    Eshte i detyrueshem nje mjet identifikimi, karte identiteti ose pashaporte e leshuar nga Republika e Shqiperise. Regjistrimi juaj ne programin e Check-Up realizohet nepermjet NID (numrit te identitetit). Mund te kryhen analizat dhe pa patur libreze shendetesore, pa qene te siguruar, apo ne marredhenie pune.


  • Cfare kujdesi duhet te tregoj ne menyren e ushqyerjes?

    Ju duhet te jeni esell ne momentin qe paraqiteni per te kryer proceduren. Kjo nenkupton qe duhet te kene kaluar te pakten 9 ore nga konsumimi i ushqimit per here te fundit. Keshillohet nje diete e pasur me fibra dhe moskonsumimi i Vitamines C, mishit dhe nenprodukteve te tij deri ne 3 dite para kontrollit.


  • Cfare lloj analizash perfshin Kontrolli Baze Shendetesor?

    Kontrolli baze shendetesor perfshin: Vlerësim, këshillim, trajtim dhe ndjekje për faktorët e stilit të jetesës: ushqyerja, konsumimi i duhanit dhe alkoolit, si dhe niveli i stresit dhe depresionit. Analiza e Urines komplet dhe Fece per gjak okult. Gjithashtu ne Qendrat Shendetesore kryhet edhe marrja e gjakut per analizat baze: Gjak komplet dhe Biokimik. Ne Qendren Shendetesore kryhet dhe EKG.


  • Si duhet te veproj nese nuk me kthehet pergjigjja?

    Ne rastin e mungeses se pergjigjjeve, ju duhet ti drejtoheni Qendres Shendetesore dhe ti komunikoni shqetesimin tuaj. Stafi i Qendres Shendetesore do t’ju informoje mbi arsyen e moskthimit te pergjigjes.


  • Infermieria e Qendres Shendetesore me ka njoftuar per tu rikthyer ne qender per te dhene perseri gjak per analizat? Perse?

    Kampioni juaj mund te kete patur probleme te ndryshme, te cilat pengojne analizimin e metejshem te tij. Shkaqet mund te jene: hemoliza, koagulime, pamjaftueshmeri materiali etj. Per te gjitha keto shkaqe infermieria e Qendres Shendetesore informohet menjehere sapo konstatohet problemi. Ne te tilla raste, ju keni mundesi te dorezoni edhe nje here kampionin tuaj ne menyre qe te analizohet dhe te merrni nje pergjigjje.


  • Sa i sigurt mund te jem mbi cilesine e analizimit te kampioneve te mi?

    Laboratoret tane te akredituar, ju garantojne cilesi maksimale. Paisjet ne te cilat punohen kampionet tuaj, sigurohen nga dy kompanite me prestigjoze ne bote: Abbott dhe  Roche. Keto paisje iu nenshtrohen ne menyre te perditshme kontrolleve te kualitetit, si dhe kalibrimeve sa here qe eshte nevoja. Stafi yne i laboranteve dhe mjekeve me eksperience disavjecare, punon me perkushtim maksimal qe cdo gje te jete komfort standarteve te parashikuara.


  • A ruhen te dhenat e mia?

    Ne cdo hallke te procesit, ruhet kofidencialiteti juaj. Te dhenat tuaja i zoteron vetem mjeku i familjes dhe Ministria e Shendetesise.